Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ndërroi trajnerin, por jo rezultatet

Chelsea ka vazhduar formën e dobët në Premier League edhe pas shkarkimit të Graham Potter dhe emërimit të Frank Lampard në postin e trajnerit.

Të shtunën pasdite, Chelsea u mposht në udhëtim te Wolverhampton Wolves me rezultat 1:0.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga Matheus Nunes në minutën e 31-të.

Deri në fund, s’pati ndryshim në rezultat. Madje, loja e Chelseat ishte tejet e dobët.

Fitorja e ngrit Wolvesin në vendin e 12-të me 31 pikë.

Chelsea i 11-ti me 39 pikë.