Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mposhtet nga vendi i fundit

Chelsea ka vazhduar me formën zhgënjyese këtë sezon.

Të shtunën pasdite, Blutë u mposhtën në “Stamford Bridge” 1:0 nga skuadra e fundit në tabelën e Premier League, Southampton.

Goli nga gjuajtja e lirë e James Ward-Prowse në fund të pjesës së parë ishte vendimtar për tre pikët shumë të rëndësishme për mbijetesë për Southamptonin, që renditet i fundit me 18 pikë. 

Ishte ndeshja e pestë radhazi që Chelsea nuk shënon fitore dhe e katërta në Premier League.

Pas 23 ndeshjeve, Chelsea ka 31 pikë vendin e 10-të. Numëron tetë fitore, por aq edhe humbje.

Pavarësisht shpenzimeve, me ardhjen e trajnerit Graham Potter, Chelsea po përjeton zhgënjim pas zhgënjimi. Në mesjavë u mposht edhe nga Dortmundi në Ligën e Kampionëve.