Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-ekipi e turpëron Potterin me Chelsean

Chelsea e ka pësuar humbjen e parë pas nëntë ndeshjeve në të gjitha garat. 

“Blutë e Londrës” të shtunën u mposhtën në udhëtim te Brightoni me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të xhiros së 14-të të Premier Leagues së Anglisë.

Në fakt, ishte edhe disfata e parë për trajnerin Graham Potter që nga ardhja e tij te Chelsea. Dhe u mposht nga skuadra të cilën e kishte udhëhequr pak javë më parë.

Leandro Trossard shënoi për 1:0 që në minutën e pestë.

Më pas, Ruben Loftus-Cheek dhe Trevoh Chalobah në minutën e 14-të dhe të 42-të, shënuan gabimisht në portën e tyre.

Kai Havertz e realizoi golin e vetëm për vizitorët, tre minuta pas rikthimit në fushë.

Edhe Chelsea humb ndeshjen e pestë rresht, bie nga zona e Evropës Futboll 3 muaj më parë Chelsea humb ndeshjen e pestë rresht, bie nga zona e Evropës

Golin e katërt dhe të fundit në ndeshje e shënoi Pascal Gross, në minutën e dytë të shtesës.

Armando Broja u inkuadrua në lojë te Chelsea në minutën e 79-të.

Chelsea në 12 ndeshje të zhvilluara mbetet me 21 pikë, tri më shumë se Brightoni.