Chelsea ka arritur fitore të rëndësishme në Premier League të Anglisë.
Ekipi londinez mposhti të mërkurën Leeds Unitedin me rezultatin 3:0, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 33-të.
Mason Mont shënoi për epërsinë e parë të Chelseat. Ai shënoi në minutën e 4-t golin e epërsisë.
Christian Pulishiq ngriti epërsinë në 2:0 në minutën e 55-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Chelsea është forcuar në vendin e tretë me 70 pikë.
Artikuj të ngjashëm