Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mendon të bëjë ofertë për Aubameyangun

Foto: Reuters

Chelsea është duke menduar të bëjë ofertë për transferimin e yllit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan “Bleacher Report”.

Aubameyang ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021.

Për sulmuesin 30-vjeçar po interesohen edhe klubet si Real Madridi e Barcelona. Arsenali preferon ta shesë atë te një klub jashtë Anglisë, por Chelsea po shpreson të fitojë garën për transferimin e reprezentuesit të Gabonit.

Artikuj të ngjashëm