Skuadra e Chelseat po synon të përforcohet gjatë verës me Philippe Coutinhon.
Londinezët që u dënuan nga FIFA, me dy afate të transferimeve të lojtarëve do të presë vendimin final për të qartësuar situatën, transmeton KTV.
“Blutë e Londrës” po tentojnë ta anulojë vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit, duke shpresuar që në verë t’i bëjë disa transferime.
Synim kryesor i skuadrës angleze këtë verë është mesfushori Philippe Coutinho.
Skuadra londineze është e gatshme që t’i paguajë 120 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Barcelona.
Coutinho po shihet si zëvendësues i Eden Hazard, që do të largohet nga Chelsea.