Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea kalon në fazën tjetër të Kupës FA

Chelsea ka shënuar fitore bindëse dhe ka kaluar në fazën tjetër në Kupën FA. Të shtunën në “Stamford Brige”, londinezët mposhtën Chesterfieldin me rezultatin e thellë 5:1.

Në pjesën e parë nikoqirët shënuan katër gola. Serinë e golave e hapi Timo Werner në minutën e gjashtë për 1:0.

Hudson Odoi, Romelu Lukaku dhe Andreas Christensen shënuan për rezultatin 4:0 në pjesën e parë.

Me të nisur pjesa e dytë vendasit shënuan sërish. Në minutën e 55-të Hakim Ziyech shënoi nga pika e bardhë për 5:0.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Akwasi Asante për 5:1.