Chelsea po interesohet për transferimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, shkruan “The Sun” të dielën, transmeton “Koha.net”.
Icardi është i huazuar nga Interi te Paris Saint-Germaini deri në fund të stinorit. Klubi kampion i Francës ka opsionin për të bërë transferimin e plotë në verë. Por, krerët e Chelseat po shpresojnë që Parisi të mos shfrytëzojë këtë opsion.
Chelsea është i interesuar të përforcojë repartin ofensiv në verë.