Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Florenzin

Chelsea raportohet se po synon të transferojë yllin e Romës, Alessandro Florenzi.

27-vjeçari pritet të jetë lojtar i lirë vitin e ardhshëm dhe deri tash ka dështuar të arrijë kontratë të re me skuadrën nga Olimpico.

Pas raportimit për negociata të dështuara, “Gazetta dello Sport” shkruan se largimi i tij tash është shumë i mundshëm.

Chelsea tani ka hyrë në garë për të rivalizuar Juventusin dhe Interin.

Florenzi ka kaluar 16 vjet në kryeqytetin italian.

Artikuj të ngjashëm