Chelsea raportohet se po konsideron transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarez.
Suarezi s’ka luajtur asnjë minutë këtë sezon në La Ligë, me inkuadrimin vetëm në Kupën e Mbretit.
24-vjeçari ka shënuar tre gola në 27 paraqitje për Barçën sezonin e shkuar, por nuk është përfshirë në planet e trajnerit Ernesto Valverde këtë sezon.
Mesfushori thuhet se është i hapur për largim nga Camp Nou pas interesimit të Milanit, por tash për të ka shtuar interesimin edhe Chelsea, me trajnerin Maurizio Sarri që e vlerëson lartë talentin e lojtarit.
Suarezi ka shënuar gjashtë herë dhe ka 10 asiste në 64 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën.
Artikuj të ngjashëm