Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Dybalan

Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin e Juventusit, argjentinasin Paulo Dybala. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Chelsea është duke e monitoruar situatën e Dybalas.

Dybala është në bisedime me Juventusin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025, por interesimi nga londinezët mund të bëjë që e ardhmja e 26-vjeçarit të marrë kahe tjetër. Dybala këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje me Juventusin për shkak të lëndimit dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2022. Ai te Juventusi është transferuar në vitin 2015 nga Palermo dhe me ekipin nga Torino ka fituar pesë tituj kampioni të Italisë.