Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea gjen pasardhësin e Courtoisit

Chelsea është në kërkim të një portieri të ri para se të lejojë largimin e Thibaut Courtois drejt Real Madridit.

Mediat spanjolle raportojnë se Chelsea ka identifikuar Gianluigi Donnarumman si pasardhës të mundshëm të portierit belg që është lidhur me një rikthim në kryeqytetin spanjoll.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Chelsea nuk dëshiron shitjen e Courtois para se të gjejë një pasardhës për të dhe se portieri i mundshëm për këtë pozitë është italiani.

Kjo gazetë gjithashtu ka shtuar se Keylor Navas do të mund të shkonte në drejtim të Milanit në rast të ardhjes së Courtoisit.

Artikuj të ngjashëm