The Sun raporton se Chelsea ka hyrë në garë për mbrojtësin e majtë të Tottenhamit, Danny Rose.
Kampioni i Premier Ligës ka kthyer sytë kah Rose, pas dështimit të transferimit të mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro, transmeton Koha.net.
Në garë për yllin e Tottenhamit janë edhe Manchester Unitedi e Interi. Por, raportohet se Tottenhami nuk synon që ta shesë atë.