Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për mbrojtësin Rose

Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, anglezit Danny Rose ka njoftuar “L’Equipe” të dielën.

Bëhet e ditur se PSG-ja, tashmë ka arritur marrëveshje me 29-vjeçarin, të cilit i ka ofruar kontratë deri në vitin 2022 me një pagë javore prej 60 mijë eurosh, transmeton “Koha Ditore”. Për transferimin e tij nga Tottenhami, ekipi francez duhet të paguajë edhe 25 milionë euro dëmshpërblim.

Rose është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2007 dhe ka kontratë deri në vitin 2021. Ai edicionin e shkuar në 37 ndeshje në të gjitha garat, realizoi pesë asistime.

Gjithashtu, Rose ka edhe 27 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.