Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rose do të mbetet te Tottenhami

Mbrojtësi anësor anglez Danny Rose nuk do të largohet nga Tottenhami së paku deri në afatin kalimtar të janarit, bën të ditur “Goal.com” të enjten.

Reprezentuesi i Anglisë është duke u kërkuar nga disa skuadra evropiane, mirëpo Tottenhami nuk mendon ta shes atë në afatin e verës.

Mbrojtësi i majtë do të qëndrojë së paku derisa të hapet afati kalimtar i janarit, transmeton “Koha Ditore”. Rose 29-vjeçar te Tottenhami gjendet që nga vera e vitit 2007 kur u transferua nga Leeds Unitedi.

Stinorin e kaluar ai luajti 35 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa pati pesë asistime. Me Anglinë i ka zhvilluar 27 ndeshje.

Kontrata e Roset me Tottenhamin skadon në verën e vitit 2021.