Skuadra e madhe, Chelsea, ka ftuar lojtarët e huaj që të kthehen në Angli deri të dielën. Shumë lojtarë, duke përfshirë mesfushorin brazilian Willian, janë lejuar të udhëtojnë në vendet e tyre pasi Premier League u pezullua më 13 mars.
Premier League është duke shqyrtuar se kur mund të vazhdojë edicioni, ndërsa synim është qershori. Chelsea dëshiron të jetë e gatshme kur drita e gjelbër të jepet.
Klubet e Premier Leagues do të diskutojnë për hapat e ardhshëm gjatë një video-konference të premten.
Është kuptuar se Chelsea do të ketë mirëkuptim për lojtarët që nuk do të mund të kthehen në Angli deri të dielën, marrë për bazë që udhëtimet realizohen me vështirësi.
Emerson e Christian Pulisic po ashtu besohet se janë kthyer në vendet e tyre. Pritet që lojtarët të qëndrojnë të izoluar pas kthimit në Angli.
Disa klube, si Arsenali, West Hami dhe Brightoni, kanë lejuar lojtarët që të ushtrojnë individualisht në qendrat stërvitore.
-
Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen
-
Klubet e Premier Leagues kërkojnë pushim deri më 8 janar për ta përballuar koronavirusin
-
Lojtarët në Premier League shmangin dënimet nga FIFA
-
Tetë brazilianëve u ndalohet të luajnë në Premier League këtë vikend
-
Premier League lejon tifozët të kthehen këtë sezon në tribuna