Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea fiton miqësoren me shumë gola ndaj Brightonit

Chelsea ka fituar përballë Brightonit në miqësoren që u zhvillua të dielën. Londinezët në stadiumin “Lincoln Financial Field” të Philadelphias, fituan me rezultatin 4:3. Danny Welbeck shënoi për epërsinë Brightonit në minutën e 13-të, ndërsa Christopher Nkunku barazoi shifrat në 1:1.

Jan Paul van Hecke u përjashtua nga loja për kartonin e dytë të verdhë brenda tre minutash, pas një ore lojë. Për 2:1 realizoi ukrainasi Mykhailo Mudryk, pesë minuta më vonë. Connor Gallagher në minutën e 72-të dhe Nicolas Jackson në minutën e 77-të realizouan për 4:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Joao Pedro në minutën e 79-të dhe Deniz Undav një minutë para fundit, vendosën rezultatin përfundimtar të takimit.