Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e Tottenhami pas Gnabryt

Skuadrat nga Anglia, Chelsea dhe Tottenhami janë futur në garë për sulmuesin e Bayernit, Serge Gnabryn. Të dy skuadrat po tentojnë ta bindin Gnabryn të largohet nga Bayerni duke pasur parasysh se sulmuesi tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës.

26-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri vitin e ardhshëm dhe tashmë ka paralajmëruar se është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në një kampionat tjetër. Si Chelsea ashtu edhe Tottenhami, po e shohin Gnabryn si përforcim të duhur për sulmin në sezonin e ardhshëm.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 31 ndeshje këtë edicion kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.