Sport

Chelsea e PSG-ja pas Hendersonit

Foto: Getty Images

Portieri i Manchester Unitedit, Dean Henderson është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germaini dhe Chelsea, raporton ESPN.

22 vjeçari ka qenë njëri nga top performuesit gjatë këtij sezoni në Premier Ligë në huazimin e tij te Sheffield Unitedi, derisa po konsiderohet të jetë edhe zgjedhja e parë e Anglisë për Evropian, transmeton Koha.net.

Manchester Unitedi nuk mund t’i sigurojë atij vendin e titullarit, pasi tashmë pjesë e ekipit janë David De Gea e Sergio Romeo.

E një gjë e tillë mund të ndikojë që Henderson të kërkojë opsionet e tjera, me Chelsean e PSG-në që kanë shprehur interesim për ta transferuar atë në afatin kalimtar të verës.