Chelsea e Manchester City janë në garë për transferimin e mbrojtësit të majtë të Leicester Cityt, Ben Chilwell, bën të ditur "The Mirror".
Chilwell, 22-vjeçar, është shquar te Leicesteri këtë stinor dhe Leicesteri po pret oferta të mëdha për reprezentuesin e Anglisë, transmeton Koha Ditore.
Në të vërtetë krerët e Leicesterit janë dorëzuar se do të humbasin Chilwellin, kështu që kanë nisur të interesohen për një mbrojtës të majtë të ri.
Mirëpo, Chilwell pritet të mbetet te skuadra angleze së paku deri në fund të stinorit. Chilwell është produkt i akademisë së Leicester Cityt.
Këtë stinor ka luajtur në gjashtë ndeshje në Premier League e ka asistuar një gol.