Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea do të “blindojë” edhe katër lojtarë

Chelsea po kalon momente shumë të mirë që nga ardhja e trajnerit, Thomas Thuchel.

Liga e Kampionëve dhe Superkupa e Evropës, janë dy prej sukseseve më të mëdha në vitet e fundit për ekipin anglez. Për të arritur edhe suksese të tjera, klubi nga Londra po planifikon që në javët në vazhdim, t’ia zgjasë kontratat katër lojtarëve të rëndësishëm, shkruan Fabrizio Romano.

Bëhet fjalë për Antonio Rudigerin, Andreas Christensenin, N’Golo Kanten dhe Jorginhon.

Po ashtu, raportohet se Chelsea po shikon mundësinë e huazimi të Saul Niguezit nga Atletico Madridi si dhe në listën e transferimeve e ka edhe Jules Kounden e Sevillës. Chelsea e ka nisur mbarë edicionin e ri në Premier League, duke shënuar dy fitore në po aq ndeshje. Të shtunën prej orës 18:30, e luan derbin e xhiros së tretë kundër Liverpoolit në “Anfield”.