Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea planifikon t’i mbajë lojtarët kryesor

Chelsea po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë. Mediat në Ishull kanë raportuar të martën se klubi është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re kapitenit Cezar Azpilicueta që është në vitin e fundit të kontratës me londinezët.

Përveç mbrojtësit spanjoll, në vitin e fundit të kontratës me “Blutë e Londrës”, janë edhe mbrojtësit, Antonio Rudiger e Thiago Silva.

Të dy lojtarët janë në planet e trajnerit, Thomas Tuchel dhe pritet të vazhdojnë bashkëpunimin me Chelsean.