Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Azpilicueta mbetet te Chelsea

Foto: Reuters

Mbrojtësi spanjoll Cesar Azpilicueta do të jetë pjesë e Chelseat edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Mediumet britanike kanë njoftuar të martën se Azpilicueta është i gatshëm ta rinovojë kontratën me Chelsean që i skadon në fund të sezonit.

Thuhet se 32-vjeçarit pritet t’i ofrohet vazhdimi i kontratës edhe për dy vite tjera dhe mësohet se palët tashmë kanë nisur negociatat.

Azpilicueta më herët ishte i lidhur me një transferim te mundshëm te Barcelona, por spanjolli nuk po dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”. Ai është kapiten i Chelseat dhe këtë sezon në 19 ndeshje ka regjistruar tre asistime.