Pas më shumë se një dekadë, mbrojtësi i krahut të djathtë, Cesar Azpilicueta pritet të kthehet në futbollin spanjoll.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se Azpilicueta ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë në verë kur edhe i skadon kontrata me Chelsean.
32-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me londinezët dhe po synon që karrierën ta mbyllë në vendlindje.
Ai u largua nga Spanja në vitin 2010 kur nga Osasuna u transferua te Marseille, ndërsa prej vitit 2012 është pjesë e Chelseat.
Azpilicueta është kapiten i Chelseat dhe këtë sezon ka tre asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm