Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ka nisur kontaktet me Azpilicuetan

Foto: Reuters

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Cesar Azpilicueta, sezonin e ardhshëm pritet të luajë në La Liga, me fanellën e skuadrës së Barcelonës. E përditshmja spanjolle “Marca” ka shkruar të mërkurën se krerët e Barçës tashmë kanë nisur bisedimet me Azpilicuetan, të cilin po shpresojnë ta transferojnë si lojtar të lirë në fund të sezonit.

Azpilicueta ende nuk e ka rinovuar kontratën me Chelsean, ekip në të cilin është kapiten. Ai po pëlqehet nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez dhe thuhet se Azpilicueta është i gatshëm për t’u transferuar në “Camp Nou”.

32-vjeçari në këtë sezon ka bërë tre asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.