Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea dëshiron ta mbajë Hazardin, i ofron kontratë të re

Eden Hazard kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Chelsea po bën çmos për ta bindur Eden Hazardin që të mbetet në Stamford Brigde, përkundër ofertave të shumta që klubi ka pranuar kohëve të fundit.

Sipas gazetës “The Mirror”, Blutë kanë refuzuar 195 milionë euro të Real Madridit për shitjen e Hazard, shkruan KsP.

Kontrata aktuale e belgut me Chelsean skadon në qershor të vitit 2019, por në klubin londinez duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me të edhe për disa vite të tjera, duke i ofruar edhe një pagë prej 300.000 funtesh në javë.

Ndërkohë te Reali, Hazard shihet si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos i cili u largua para pak ditësh te Juventusi.