Chelsea ka shtuar interesimin për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.
Shkaku i paqartësive rreth pozitës së menaxherit, Chelsea ende nuk ka transferuar ndonjë lojtar për sezonin e ri të Premier Ligës.
Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri pritet të zëvendësojë Antonio Conten dhe “Blutë” kanë filluar punën në transferime.
Sipas London Evenining Standard, Chelsea ka bërë ofertë prej 35 milionë funteve për mbrojtësin italian që më parë ka luajtur nën drejtimin e Sarrit.
Juventusi dëshiron të mbajë Ruganin, por 23-vjeçari është i përgatitur për largim shkaku i paraqitjeve të limituara te kampioni spanjoll.
Artikuj të ngjashëm