Pas një operimi të dyfishtë në legen dhe pasi është qëlluar me armë zjarri në një qebaptore në vitin 2015, gjermani i natyralizuar Manuel Charr është bërë kampioni i parë gjerman i botës në peshën e rëndë që nga Max Schmelingu në vitet 1930-ta.
Është një arritje kulmore në një jetë plotë me ngjarje. Charr kishte arritur në Gjermani në vitin 1989 si refugjat nga Libani, ku ishte lindur në vitin 1983, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Të shtunën mbrëma në prani të afro 5.000 shikuesve në Oberhausen, Charr 33-vjeçar fitoi me vendim unanim ndaj rusit Alexander Ustinov, për t’u bërë kampion i rregullt i botës në versionin WBA.
Të tre anëtarët e jurisë i dhanë fitoren Charrit (114:111, 116:111 dhe 115:112). Në raundin e shtatë Charr e kishte në litar rusin më të gjatë dhe tentoi të mbyllte meçin. Por, Ustinov arriti t’i mbijetonte furisë së grushteve të Charrit.
Charr vazhdoi të godiste Ustinovin dhe në raundin e tetë e goditi me një të majtë të fuqishme, që e dërgoi në gjunjë boksierin rus. Por Ustinov shpëtoi nga gongu për fundin e raundit dhe arriti të mbijetonte deri në fund. Në fund Charr u shpall fitues.
“Çfarë mund të them, Gjermani – ne jemi kampionë. Ia dedikoj këtë titull Gjermanisë, vendit që më ka dhënë një mundësi dhe më ka ndërtuar”, ka thënë Charr pas triumfit. “Kjo është dhurata ime për të gjithë ju”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Boksieri gjerman Charr mposht rusin Ustinov për titullin e kampionit në WBA
-
Boksieri Shala reagon pas humbjes së rëndë nga kroati Milas
-
“Bild” shkruan për boksierin shqiptar që hoqi plot 50 kilogramë dhe po kërkon titujt
-
Bokson pa gjysmën e gishtit, vuajti burgun dhe iu tha ta ndryshonte emrin
-
Granit Shala mposht gjermanin Dietz, fiton titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental