Boksieri gjerman, Manuel Charr, ka triumfuar kundër rivalit Aleksandr Ustinov nga Rusia me vendim unanim të gjyqtarëve dhe e ka fituar titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë, në asociacionin WBA.
Takimi u zhvillua mbrëmë vonë në Oberhauzen të Gjermanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore, boksieri Charr, i lindur në Liban, u bë gjermani i parë që e ka fituar titullin e kampionit në kategorinë e rëndë, pas Max Schmelingut, i cili ishte kampion në periudhën 1930-1932, shkruan rel.
Manuel Charr, 33 vjeçar, arriti në Gjermani në vitin 1989 si refugjat. Deri tash ai i ka fituar 31 duele, ndërsa i ka humbur vetëm 4 sosh.
Rivali i tij i mbrëmshëm, Ustinov 40 vjeçar, i njohur si “Aleksandri i Madh”, i ka fituar 34 duele, ndërsa i ka pësuar vetëm dy disfata.