Sport

Usyk e mposht Chisoran, hap rrugë për një meç me Joshuan

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka triumfuar mbrëmë ndaj britanikut Dereck Chisora, duke ia hapur vetes rrugën për një meç për titull bote në peshën e rëndë me Anthony Joshuan.

Usyk, ish-kampion i padiskutueshëm në kategorinë kruzer, triumfoi me pikë pas 12 raundeve në meçin për titullin WBO Inter-Continental që u zhvillua në Wembley Arena.

Dy anëtarë të jurisë e vlerësuan luftën 115:113 në favor të Usykut, ndërsa njëri 117:112 në favor të ukrainasit.

Pas meçit Chisora tha se vlerëson se ka bërë mjaftueshëm për të fituar.

Tifozët nuk ishin në gjendje të shikonin këtë përballje për shkak të pandemisë.

Usyk me fitoren ka gjasa që të përballet së shpejti me Anthony Joshuan, që ka në pronë titujt e botës në versionet }BA, }BO dhe IBF.

“Unë dua të bëhem kampion absolut në peshën e rëndë. E jo thjeshtë kampion bote. Kategoria e rëndë është test i vërtetë. Chisora është i madh dhe i fortë. E prisja një luftë të tillë madje edhe më të fortë”, ka thënë Usyk, raporton BBC.

Usyk 33-vjeçar i ka fituar 18 meçet e deritashme në boksin profesionist, 13 prej tyre me ndërprerje.

Chisora ndërkohë ka pësuar humbjen e dhjetë në karrierë karshi 32 fitoreve.