Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandes thotë se Kosova nuk po tregon efikasitet të mirë

Foto: Koha

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës u paraqit mirë ndaj Ishujve Faroe, por nuk arriti të shfrytëzonte rastet.

Sipas tij, Kosovës po i mungon efikasiteti në momentet vendimtare.

“Kemi luajtur mirë, por efikasiteti nuk është arma jonë më e fortë”, ka thënë ai pas takimit.

Kosova u ndal 1 me 1 në kuadër të xhiros së tretë në Grupin 3 të Ligës D, në Ligën e Kombeve. Pavarësisht barazimit, Kosova është lidere e grupit me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani ndjekësi i parë, me dy ndeshje deri në mbyllje.