Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja hap rrugë dhe dëshmon për rritjen e Kosovës

Gjatë ka folur Bernard Challandes kur të martën ka numëruar gjërat pozitive që i pati përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në fitoren 2:0 të shënuar të hënën mbrëma ndaj Ishujve Faroe, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes, ka vlerësuar më së shumti faktin që lojtarët kanë dhënë maksimumin për ekipin e jo për të shfaqur vlerat e tyre personale. Ka përmendur edhe kompaktësinë e ekipit, menaxhimin e presionit të madh nga ana e lojtarëve, numrin e madh të pasimeve të bëra, reagimin në pjesën e dytë...

Zvicerani me përvojë, Challandes, ka pranuar se Kosova mund të fitojë grupin e tretë të Ligës D të Ligës së Kombeve, por vetëm nëse në ndeshjet në vijim luan si të hënën ndaj Ishujve Faroe.

Kosova kryeson në grupin 3. I ka katër pikë nga dy ndeshje. Pasojnë Ishujt Faroe me tri pikë, Azerbajxhani me dy dhe Malta me një.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).