Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandes pret ndeshje të fortë me Gambinë

Kosova do ta luajë të premten ndeshjen e katërt dhe të fundit miqësore të muajit qershor.

E renditur në vendin e 120-të, Kosova do të luajë kundër Gambisë në Antalya të Turqisë. Në tri ndeshjet tjera miqësore, Kosova fitoi ndaj San Marinos 4:1, Maltën e mposhti 2:1 dhe humbi nga Guinea në mesjavë, 2:1.

Kosova asnjëherë nuk ka humbur nga një skuadër që renditet më keq se “Dardanët” në ranglistën e FIFA-s qëkur debutoi me ndeshje zyrtare në vitin 2014-të. I ka fituar tetë dhe ka barazuar një herë.

Gambia nuk bën të nënvlerësohet pasi i ka siguruar edhe finalet në Kupën e Afrikës.

E lojë të fortë pret edhe përzgjedhësi Bernard Challandes. Ai të enjten ka thënë se do të jetë tjetër rast i mirë për lojtarët e rinj që ta fitojnë një eksperiencë të re.

Edhe “Dardanët” kërkojnë suksesin ndaj përfaqësueses që e ndali në barazim Turqinë Sport 5 v. më parë “Dardanët” kërkojnë suksesin ndaj përfaqësueses që e ndali në barazim Turqinë

“Ky ekip ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi. Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera. Mendoj se ekipi është mirë, ka bërë punë të mirë. Nuk kemi stërvitur shumë sepse ka qenë e pamundur. Një ditë pas ndeshjes kemi bërë rikuperim të mirë, por edhe stërvitje me intensitet të mirë, por jo shumë të rëndë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të shohim se si lojtarët tanë mund të luajnë për herën e dytë në të njëjtën javë, në këtë periudhë. Ndoshta nuk jemi në formën e jashtëzakonshme fizike, por lojtarët tashmë kanë bërë punë të mirë”.

Gambia renditet në vendin e 152-të në ranglistën e fundit të publikuar nga FIFA. Por, kjo përfaqësuese asnjëherë nuk ka humbur në miqësore për afër një dekadë. Ka shtatë fitore dhe tri barazime.