Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandes: Muriqi përforcim i shkëlqyer për Lazion

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka vlerësuar lartë dy futbollistët, Vedat Muriqin dhe Amir Rrahmanin.

Challandes ka thënë se Muriqi është përforcim i shkëlqyer për Lazion, derisa Rrahmani është një mbrojtës modern që do të përshtatet mirë te Napoli.

“Muriqi është një përforcim i shkëlqyer për Lazion. Ka karakteristikat e sulmuesit qendror . Ai jep shumë gola dhe asistime. Ai e di se ta bëjë ekipin të luaj ofensivë. Ka konkurrencë në Lazio, por ai do të dijë të gjejë hapësirën e tij. Rrahmani është një futbollist i shkëlqyer. Është mbrojtës modern. Është një mbrojtës i pastër dhe luan mirë me kokë”, ka thënë Challandes për radion lokale të Napolit, “Radio Kiss Kiss Napoli”.

Rrahmani dhe Muriqi do të kenë duele kundër njëri-tjetrit në kampionatin italian, Serie A gjatë ndeshjeve që Napoli do t’i ketë kundër Lazios.