Wayne Rooney rikthehet të dielën në Old Trafford për herë të parë prejse kompletoi rikthimin te Evertoni nga Manchester Unitedi.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve te Unitedi do të pritet në atmosferë të ngrohtë prejse mbrojti ngjyrat e “Djajve të Kuq” për 13 vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRooney për herë të fundit kundër Unitedit luajti kur ishte 18-vjeçar në “Boxing Day” të vitit 2003. Edhe atë kohë luante për Evertonin, transmeton Koha.net.
Anglezi luajti 70 minuta gjatë asaj ndeshje të cilën Unitedi e fitoi 3 me 2 dhe fitorja ia mundësoi ekipit të Sir Alex Fergusonit që të merrte pozitën e parë, para Chelseat dhe Arsenalit.
Kontributi i vetëm i Rooneyt në këtë takim ishte ndërhyrja e ashpër që bëri ndaj Cristiano Ronaldos, i cili po tentonte driblimin. Ndërhyrja i kushtoi anglezit me karton të verdhë.
Për këtë takim Fergusoni pushoi lojtarët kryesorë si Ruud van Nistelrooy, Paul Scholes e Ryan Giggs.
Rooneyt iu mundësua të luajë nga fillimi i ndeshjes shkaku i lëndimeve të Tomasz Radlinskit dhe Lee Carsleyt, duke e detyruar David Moyesin që ta inkuadronte anglezin 18-vjeçar në atë takim.
Unitedi kaloi në avantazh për shtatë minuta kur Nicky Butt shënoi një gol me goditje nga distanca, transmeton Koha.net.
Evertoni barazoi rezultatin katër minuta më vonë me golin e Thomas Gravesenit të realizuar nga gjuajtja e lirë.
Gary Neville asistoi për Klebersonin për epërsinë 2 me 1, ndërsa Ronaldo i ndihmoi David Bellionit në golin e tretë.
Goli i vonshëm i Duncan Fergusonit nuk i ndihmoi Evertonit që të nxirrte një pikë nga ky takim.