Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rooney do të luajë ndeshje përshëndetëse me Anglinë

Sulmuesi anglez Wayne Rooney do të kthehet në përfaqësuese të Anglisë për të luajtur një ndeshje përshëndetëse kundër SHBA-së muajin e ardhshëm, raportojnë mediumet angleze të dielën.

Rooney 33-vjeçar, që është rekordmen i golave të Anglisë me 53 gola, nuk ka luajtur për përfaqësuese që nga nëntori i vitit 2016.

Rooney pritet të jetë kapiten i Anglisë në miqësoren në Wembley më 15 nëntor.

Kjo ndeshje do të ketë edhe karakter bamirës, pasi do të mblidhen fonde për Fondacionin Wayne Rooney.

Për Rooneyn do të jetë ndeshja e 120-të me përfaqësuesen e Anglisë.

Artikuj të ngjashëm