Bersant Celina e ka shënuar golin e fitores për skuadrën e Kasimpashas.
Kasimpasha të shtunën fitoi në kuadër të xhiros së tetë kundër Gaziantepit të Valmir Veliut, me rezultatin 1:0.
Celina i cili ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 88-të, shënoi në minutën e 57-të. Për të ishte goli i parë i kampionatit, ndërsa e ka edhe një asistim.
Te Kasimpasha ndeshjen e kompletoi Florent Hadërgjonaj, futbollisti tjetër i Kosovës.
Ish-futbollisti i Llapit, Veliu, luajti nga minuta e 73-të.
Kasimpasha në tetë ndeshje ka 12 pikë, kurse Gaziantepi një pikë më pak.
Artikuj të ngjashëm