Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina asiston në fitore

Bersant Celina ka asistuar në fitoren e Kasimpashas në Superligën e Turqisë. Kasimpasha të dielën fitoi 1:0 ndaj Hatayspor. Haris Hajradinoviq shënoi golin e vetëm, me asistim të reprezentuesit të Kosovës.

Florent Hadërgjonaj kompletoi ndeshjen te Kasimpasha, ndërsa Celina luajti deri në minutën e 82-të.

Për Celinën ishte asistimi i parë në kampionatin turk. I ka katër paraqitje.

Artikuj të ngjashëm