Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka konfirmuar interesimin e Boltonit për shërbimet e tij.
Sulmuesi 20-vjeçar ka thënë se ekipi i tij është në negociata me klubin e njohur anglez që sivjet i është bashkuar Championshipit, rangut të dytë të garave në Angli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E di se Boltoni është shumë i interesuar që të më transferojë. Por të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka edhe disa klube të tjera të rëndësishme, por besoj se Boltoni është mjaftueshëm i mirë. Klube që promovohen në gara, mund të befasojnë. Boltoni është klub i madh që i takon Championshipit apo Premier Ligës”, ka thënë ai për “Aftenposten”.
Sezonin e fundit, anëtari i Manchester Cityt e kaloi në formë huazimi te Twente në Holandë.