Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celina në radarin e klubit gjerman

Përfaqësuesi i Kosovës, Bersant Celina është në radarin e klubit gjerman, Werder Bremen raporton The Sun.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Bremeni e dëshiron transferimin e anësorit të Manchester Cityt në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

21 vjeçari është duke kaluar në formë shumë të mirë në huazim tek Ipswich Townit, dhe së fundmi shënoi një nga golat e tij më të bukur në karrierë.

Celina, që ka shënuar 8 gola këtë sezon, përveç Bremenit ka tërhequr vëmendjen edhe të Espanyolit në Spanjë e Torinos në Itali.