Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çeferin pritet ta udhëheqë UEFA-n edhe për katër vjet

Kreu i futbollit të Evropës, Aleksander Çeferin, pritet të rizgjidhet president i UEFA-s, në Kongresin zgjedhor që do të mbahet të enjten në Romë.

Avokati slloven ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm 4-vjeçar, nëse e fiton, do të përpiqet të balancojë dallimin mes skuadrave të mëdha të Evropës me të tjerat më të vogla, që po ankohen se kanë mbetur shumë prapa në aspektin financiar, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubet e mëdha të Evropës po insistojnë në ndryshime drastike në kuadër të garave të UEFA-s, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, pasi dëshirojnë që të përballen më shpesh njëra me tjetrën, duke eliminuar skuadrat e vogla. UEFA po shikon për një format që do të kënaqte ekipet e mëdha, dhe i cili duhej të niste në vitin 2024.

Asociacioni i Klubeve të Evropës (ECA) ka thënë se dëshiron një model të garave që do të rrisë numrin e ekipeve pjesëmarrëse, dhe që do të garantojë më shumë ndeshje për të gjithë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)