Sport

Çeferin mirëpret vendimin e Cityt për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka mirëpritur vendimin e Manchester Cityt për t’u tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane.

“Jam i lumtur të mirëpres kthimin e Cityt në familjen evropiane të futbollit. Krerët e Cityt kanë treguar inteligjencë të madhe duke dëgjuar gjithë ato zëra – më së shumti të tifozëve – që kanë treguar benefitet jetësore që sistemi aktual ka për gjithë futbollin evropian. City është aset i vërtetë për lojën dhe jam i lumtur të mirëpres punën me ta për të ardhmen më të mirë të futbollit evropian”, ka thënë Çeferin, raporton BBC.

Edhe Federata e Futbollit të Anglisë ka mirëpritur vendimin e Cityt. 

“Ne e mirëpresim lajmin se disa nga klubet kanë vendosur të tërhiqen nga planet për Superligën Evropiane, e cila rrezikoi gjithë piramidën e futbollit. Futbolli anglez ka histori krenare të bazuar në mundësi për gjitha klubet dhe loja ka qenë unanimisht kundër një lige të mbyllur. Ishte një propozim, që nga ndërtimi, mund të ndante lojën tonë; por, në fakt, na ka bashkuar gjithë ne”, thuhet në komunikatë të Federatës së Futbollit të Anglisë.