2 perditesime
22:31

Manchester City konfirmon planin për t’u larguar nga Superliga Evropiane

Manchester City e ka konfirmuar se ka nisur procedurën për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane.

“Manchester City mund ta konfirmojë se ka miratuar formalisht procedurat për tërheqjen nga grupi që po zhvillon planet për Superligën Evropiane”, thuhet në komunikatë të klubit.

Është raportuar se edhe Chelsea ka nisur procedurat, ndërsa pritet edhe Barcelona të ndjekë të njëjtën rrugë dhe Atletico Madridi.

20:45

Man. City vendos të tërhiqet nga Superliga Evropiane, pritet të marrin këtë hap edhe Barcelona e Atl. Madrid

Manchester City është klubi i radhës që thuhet se ka marrë vendim për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane. City ka nisur procedurën për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane. Po ashtu edhe Chelsea ka filluar të njëjtën procedurë, njofton BBC.

Po ashtu mësohet se edhe Barcelona e Atletico Madridi do të tërhiqen nga Superliga Evropiane.

Të dielën, 12 klube të mëdha evropiane njoftuan për themelimin e Superligës Evropiane, një iniciatë që u kritikua ashpër. Kongresi i UEFA-s sot dënoi këtë ligë, ndërsa lojtarët që luajnë në këtë ligë janë paralajmëruar me pezullime edhe nga përfaqësueset, përfshirë edhe ndalimin e paraqitjeve në Kampionat Evropian e kualifikime për Botëror.

20:20

Chelsea po përgatitet të tërhiqet nga Superliga Evropiane

Chelsea po përgatit dokumetancionin për të kërkuar tërheqjen nga Superliga Evropiane (ESL), raporton BBC.

Tentimet për t’u larguar vijnë vetëm dy ditë pasi është njoftuar se Chelsea është një prej gjashtë klubeve që ka nënshkruar për të marrë pjesë në garën e re Superliga Evropiane.

Gara e re është kritikuar ashpër.

Rreth 1000 tifozë u mblodhën jashtë “Stamford Bridget” të Chelseat para ndeshjes së sotme kundër Brightonit për të protestuar për përfshirjen e Chelseat në Superligën Evropiane.