Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çeçeni i Shqipërisë në gjysmëfinale të Botërorit

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov është po shkëlqen në Botërorin që po mbahet në Beograd.

Mundësi i natyralizuar, tashmë është në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë, në stil të lirë. Pra është në zonën e medaljeve.

Abakarov, që është nga Çeçenia, fillimisht fitoi 10:0 ndaj Oscar Tigreros të Kolumbisë. Me 10:0 e mposhti edhe kubanin Andreu Reineri.

Ndërkohë në çerekfinale vazhdoi me paraqitje impresive duke fituar 13:2 ndaj Abdullaev Gulomjon të Uzbekistanit.

Në gjysmëfinale, Abakarov takohet me serbin Stevan Miqiq.

 

Zelimkhan Abakarov kualifikohet në gjysmëfinalet e Botërorit të Mundjes. Sportisti shqiptar që garon në peshën 57 kg, mundi në çerekfinale uzbekun Gulomjon Abdullaev në kampionatin që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Mundësi shqiptar që në kualifikuese kaloi pa probleme kolumbianin Oscar Urbano dhe kubanezin Reineri Ortega, tani është një ndeshje larg finales së madhe, që mund t’i sjellë medaljen e artë Shqipërisë në këtë Botëror të mundjes. Sot në orën 17:00 gjysem finalja live ne faqen tone të Facebook dhe kanalin e SportALB

Posted by Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) on Friday, September 16, 2022

 

Artikuj të ngjashëm