Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ceballosi mund të rikthehet tek Arsenali

Dani Ceballosi mund të rikthehet sërish tek Arsenali.

Mediat në Angli shkruajnë se drejtuesit e klubit nga Londra janë duke e monitoruar situatën e futbollistit të Real Madridit.

Ceballosi ka qenë i huazuar tek Arsenali në dy sezonet e shkuara, por që në verën e këtij viti është kthyer te Real Madridi, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2023.

Tani, Arsenali synon që të blejë kartonin e futbollistit spanjoll.

Ceballosi është i lënduar dhe nuk është paraqitje këtë sezon me Real Madridin.