Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani zgjat kontratën me PSG-në

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Parisi.

Ai do të qëndrojë në kryeqytetin francez deri në vitin 2020.

Uruguaiani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 kur u transferua nga Napoli.

Cavani, që sivjet ishte sulmuesi kryesor i klubit, ka shënuar 44 gola në 43 paraqitje.