Lazio ka konfirmuar transferimin e sulmuesit argjentinas, Valentin Castellanos.
Castellanos është transferuar nga skuadra amerikane New York FC.
24-vjeçari i kreu testet mjekësore me Lazion më herët gjatë kësaj jave, ndërsa të premten klubi nga Roma e zyrtarizoi afrimin e tij.
Castellanos i ka kushtuar lacialëve 15 milionë euro, plus pesë të tjera bonuse.
Argjentinasi nënshkroi kontratën e vlefshme deri në vitin 2028.
Artikuj të ngjashëm