Mbrojtësi belg Timothy Castagne pritet që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Milanit, përcjellë të premten “Tuttosport”.
Bëhet e ditur se Milani tashmë i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Atalantas për shërbimet e Castagnes, transmeton “Koha Ditore”.
Për kartonin e belgut 23-vjeçar, Milani ka ofruar shkëmbimin e uruguajanit Diego Laxalt, i cili pëlqehet nga trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini. Castagne te Milani shihet si përforcim i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar pesë herë në 28 ndeshje në Serie A.
Në anën tjetër, Laxalt ka vetëm gjashtë paraqitje te Milani.