Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cassano i gatshëm për edicionin e ri

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Antonio Cassano, do të kthehet nga pensionimi për të luajtur sërish në Serie A.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se Cassano tashmë është në bisedime me disa skuadra, kurse destinacioni i tij i mundshëm pritet të jetë Parma, që është kthyer në elitë pas tre vjetëve, transmeton “Koha Ditore”.

Cassano 36-vjeçar, vitin e shkuar u tërhoq nga futbolli aktiv, kurse gjatë karrierës ka luajtur te Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milani, Interi, Parma e Verona.

“Jam i përgatitur dhe i gatshëm për t'u kthyer. Tashmë jam në bisedime me shumë ekipe, pasi kam marrë oferta nga Bologna, Sassuolo, Parma, Torino e Cagliari”, ka thënë Cassano, i cili ka edhe 39 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.