Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Casemiro do të shitet në verë

Foto: Reuters

Reprezentuesi i Brazilit, Casemiro pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit këtë verë kanë njoftuar mediat në Spanjë të hënën. Mësohet se klubi spanjoll ka vendosur ta nxjerrë në shitje Casemiron, kartoni i të cilit kushton rreth 70 milionë euro.

28-vjeçari është pjesë e Real Madridit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Porto për shtatë milionë euro dhe me ekipin spanjoll ka fituar shumë trofe gjatë kësaj periudhe. Këtë edicion, Casemiro në 28 ndeshje në të gjitha garat për Realin ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime.

Te Reali tashmë kanë gjetur zëvendësuesin e Casemiros për të cilin do të paguajnë rreth 15 milionë euro. Bëhet fjalë për mesfushorin e Celta Vigos, peruanin Renato Tapia.